Tuchel: Gjithçka është e qartë për mua

Futboll

Tuchel: Gjithçka është e qartë për mua

Më: 5 maj 2024 Në ora: 13:54
Thomas Tuchel

Bayern Munich, pas më shumë se një dekade, nuk është më kampion i Gjermanisë.

Titulli është fituar nga Bayer Leverkusen dhe tani bavarezëve u ka mbetur vetëm Champions League.

Vëmendja është e përqendruar në Europë, siç tregoi edhe humbja e pësuar të shtunën kundër Stuttgart.

Pas ndeshjes, Thomas Tuchel ka folur në konferencë për shtyp dhe është kthyer të flasë për të ardhmen:

“Nga momenti që kemi vendosur të ndahemi në fund të sezonit, klubi ka nisur një kërkim intensiv për trajnerin e ri. Madje, ndoshta kjo gjë ka nisur edhe para mbledhjes në të cilën kemi rënë dakord të ndahemi.

“Tani nuk do të ishte e drejtë të thuhet ‘Ah, tani do të vazhdojmë me ty’ dhe të bëhet një hap mbrapa. Jo, nga këndvështrimi im kjo është e qartë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat