Media kroate: Stadiumi që është bërë turpi i Kroacisë

Futboll

Media kroate: Stadiumi që është bërë turpi i Kroacisë

Nga: K.G. Më: 5 maj 2024 Në ora: 14:33
Stadiumi Maksimir

Pikërisht në këtë ditë është hapur stadiumi “Maksimir” në Zagreb. 

Media kroate “Veçernj list” ka bërë një shkrim të gjatë për historikun e stadiumit.

Sheshi i lojërave siç quhej është ndërtuar në vendndodhjen e stadiumit të sotëm që në vitin 1912. Madhësia 110x70 metra u ndërtua në vendin e fushës së misrit, së bashku me një zonë rekreacioni me një pistë atletike, dy fusha tenisi dhe për 1,090 spektatorë.

Ajo u organizua nga drejtuesit e Klubit Sportiv Akademik Kroat (HASHK), pasi ata morën tokën nga Kryepeshkopi Antun Bauer me një huazim të favorshme gjashtëvjeçarë. Klubi i futbollit Gragjanski, pasardhës i të cilit është NK Dinamo, në atë kohë nuk e kishte “shtëpinë” e tij. Stërvitjen e parë e bënë në sheshin e lojërave në Tushkanec, një vit para ndërtimit të “stadiumit” të HASHK-ut.

Për shkak të suksesit të madh sportiv që Gragjanski ka arritur ndër vite, drejtuesit e klubit vendosën të marrin borxhe për të ndërtuar këndin e tyre të lojërave.

Ata e bëjnë atë në tokën në Koturashka, në vendin e ndërtesës së sotme të HEP-it, dhe këndi i lojërave i sapondërtuar u hap më 19 tetor 1924 nga presidenti i HSS Stjepan Radiq. Lojtarët e Gragjanskit u zhvendosën në adresën e tyre aktuale në Maksimir në vitin 1948, jo më me atë emër, por si Dinamo.

Me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore dhe krijimin e një shteti të ri, Shoqëria Civile u shpërbë dhe e gjithë pasuria u konfiskua.

Në vitin 1945, klubi më i famshëm i futbollit të paraluftës në Zagreb e ndërroi emrin në Dinamo dhe tre vjet më vonë ata u transferuan në Maksimir sepse klubi mëmë i atij stadiumi, HASHK u shfuqizua.

“Maksimir është një vend i mrekullueshëm sepse është djepi i sportit të Zagrebit. Sheshi i parë i akullit në qytet ishte vendosur në liqenin aty pranë në park, ndeshja e parë e vaterpolos u luajt atje në vitin 1923 dhe kishte edhe fusha golfi.

Pikërisht përballë parkut kishte një pistë-velodrom prej druri për biçikleta, si dhe stadiumin Sokolski”,  - thotë Antonio Jurçev, duke shtuar se do të ishte turp të thyhej kjo traditë. Edhe para se të ndërtohej stadiumi i sotëm, është konsideruar një vend tjetër pak më i ulët se ai aktual.

“Është dashur të jetë ndërmjet rrugës Svetica dhe rrugës së atëhershme Jakiçeva, burimi i jetës së vendbanimit, i quajtur ndryshe edhe Korzo. Në përmasat e sotme, përafërsisht do të ishte në vendndodhjen e pishinës së Sveticës” - thotë Jurçev.

Në vitin 1946, një fushë e re futbolli me bar dhe një pistë sportive rrethore 400 metra e gjatë u rregulluan në stadium dhe një rrethojë e lartë prej druri u ngrit rreth gjithë fushës. Ai vit konsiderohet si fillimi i ndërtimit të stadiumit dhe u deshën disa etapa dhe madje 23 vjet për të marrë pamjen e sotme. Puna intensive për ndërtimin e tribunave filloi në vitin 1953.

Fillimisht u ndërtua tribuna perëndimore, më pas ajo veriore dhe më pas ajo lindore dhe tribuna jugore përfundoi në vitin 1969.

Puna e arkitektëve Vladimir Turina dhe Franja Neidhardt dhe konstruktorit Eugen Erlich u rindërtua për Universiadën në vitin 1987, megjithëse jo plotësisht, dhe punimet filluan në vitet 2000, por as atëherë nuk përfunduan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat