Klopp: Nuk mund të jem në standartin e Liverpool!

Futboll

Klopp: Nuk mund të jem në standartin e Liverpool!

Më: 5 maj 2024 Në ora: 14:46
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp, rikthehet të flasë mbi vendimin për të lënë Liverpoolin në fundin e sezonit aktual. Gjermani theksoi se është një person që profesionit të tij i dedikohet në maksimum dhe se për vitin tjetër, ndjente se nuk do të mund ta bënte diçka të tillë dhe se kishte nevojë për pushim.

“Unë jam një person që i dedikohem në masën 100% asaj që bëj. E dija shumë mirë se nëse nuk do ta merrja vendimin për t’u larguar në këtë moment, atëherë sezoni tjetër do të ishte shumë i “turbulluar”.

Më lodhte vetëm ideja për një tjetër fazë parapërgatitore në verë dhe qëllimi për të marrë vendime shumë të rëndësishme.

Për këtë profesion duhet të jesh në kulmin e energjisve çdo ditë, 80% nuk mjafton. Ky profesion është një punë që kërkon dedikim 24 orë për shtatë ditë të javës.

E di që në jetë ka gjëra më të rëndësishme, por nëse ky profesion të intereson atëherë duhet të bësh maksimumin. Kam vite që e bëj rolin e trajnerit dhe e di se vitin tjetër nuk do të mund të isha në standartin e Liverpoolit”, u shpreh Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat