Këto janë rezultatet e pjesës së parë në Superligën e Kosovës

Futboll

Këto janë rezultatet e pjesës së parë në Superligën e Kosovës

Nga: K.Goca Më: 5 maj 2024 Në ora: 15:48
Ballkani

Ballkani nga Theranda po tregon fuqinë e kampionit në duel me Dukagjinit e Klinës, duke udhëhequr me rezultat 2:0.

Futbollistët Emërllahu në minutën e 7-të e Kuç në atë të 23-tën, realizuan për 2:0.

Drita është në epërsi me 1:0 ndaj Fushë Kosovës, duke iu falënderuar golit të Baftiut në minutën e 6-të.

Llapi po barazon me 2:2 ndaj Feronikelit 74.

Tarasco në minutën e 9-të kaloi në epërsi skuadrën nga Drenasi. Muhamet Hyseni në minutën e 22-të shënoi eurogol nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra, ku portieri Bujupi nuk kishte se çfarë të bëjë për faktin se  topi ishte i shpejt sikur rrufeja.

Në minutën e 44-të, Jakup Berisha që më shumë deshi që të krosojë nga rreth 18 metra si anash 16-shit dhe topi përfundoi në portën e majtë të vendasve, 2:2.

Në minutën e 32-të Ahmed Januzi kaloi në epërsi me 2:1 Llapin.

Rezultatet 

Liria - Prishtina 0:0
Ballkani - Dukagjini 2:0
Llapi - Feronikeli 2:2
Malisheva - Gjilani 0:0
Drita Fushë Kosova 1:0

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat