Nacho: Është një ndjesi e mrekullueshme

Futboll

Nacho: Është një ndjesi e mrekullueshme

Më: 5 maj 2024 Në ora: 16:25
Nacho

Nacho është intervistuar nga Real Madrid TV pasi Los Blancos fituan La Liga-n, i katërti për mbrojtësin dhe i pari si kapiten:

“Jemi shumë të lumtur. Nuk është e lehtë të fitosh kampionatet, është punë dhe sakrificë e një skuadre gjatë vitit. Jemi shumë të lumtur. Ta shijojmë dhe të mendojmë për të mërkurën, kur na pret një ndeshje e madhe”, ka thënë Nacho.

“Titulli i parë si kapiten? Do të gënjeja nëse do të thoja se nuk kam ëndërruar ta fitoja La Liga-n si kapiten kur kam qenë fëmijë. Është një ndjesi që prisja me padurim ta përjetoja këtë vit.

“Është një ëndërr e kthyer në realitet. Është e mrekullueshme të fitosh një titull me Real Madrid, por ta bësh si kapiten është akoma më bukur.

Sfida me Bayern-in: “Jemi vetëm një hap larg një ndeshjeje shumë të rëndësishme dhe arritjes së një finaleje tjetër. Do të japim gjithçka. Kjo është arsyeja pse nuk mund të festojmë më shumë se duhet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat