Drita ngadhënjen, Fushë Kosova zyrtarisht bie nga elita 

Futboll

Drita ngadhënjen, Fushë Kosova zyrtarisht bie nga elita 

Nga: K.G. Më: 5 maj 2024 Në ora: 16:54
Pamje nga një ndeshje

Drita ndal tre pikë domethënëse në lutë për kreun e tabelës.

Skuadra nga Gjilani e ka mposhtur me rezultat 3:1 Fushë Kosovën, në takimin e javës së 32-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Drita kaloi epërsi qysh në minutën e 6-të duke iu falënderuar golit të Baftiut në minutën e 6-të.

Baftiu shënoi edhe në minutën e 54-të, 2:0.

Në minutën e 75-të, Hajdari ngushtoi epërsinë në 2:1. 

Krasniqi shënoi në minutën e 77-të për 3:1.

Drita renditet në vend të tretë me 62 pikë e Fushë Kosova është në të nëntin me 20 sosh.

Fushë Kosova edhe zyrtarisht bie nga liga./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat