Rrebesh gola në Podujevë, Llapi i falet Muhamet Hysenit

Futboll

Rrebesh gola në Podujevë, Llapi i falet Muhamet Hysenit

Nga: K.Goca Më: 5 maj 2024 Në ora: 17:00
Llapi feston

Llapi ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Feronikelit 74, në takimin  e javës së 32-të të Kampionatit të Kosovës.

Trim i ndeshjes është Muhamet Hyseni, duke realizuar dy gola për llapjanët. 

Tarasco në minutën e 9-të kaloi në epërsi skuadrën nga Drenasi. 

Muhamet Hyseni në minutën e 22-të shënoi eurogol nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra, ku portieri Bujupi nuk kishte se çfarë të bëjë për faktin se  topi ishte i shpejt sikur rrufeja.

Në minutën e 32-të Ahmed Januzi kaloi në epërsi me 2:1 Llapin.

Në minutën e 44-të, Jakup Berisha që më shumë deshi që të krosojë nga rreth 18 metra si anash 16-shit dhe topi përfundoi në portën e majtë të vendasve, 2:2.

Në minutën e 50-të, Hyseni goditi bukur dhe topi qëlloi shtyllën e futet në rrjetë, 3:2.

Ballkani kryeson me 66 pikë, pasojnë Llapi me 64, Drita 62 dhe Feronikeli 74 renditet në vend të tetë me 34 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat