Shqiptarja  bën historinë, kampione e Turqisë me Gallatën

Futboll

Shqiptarja  bën historinë, kampione e Turqisë me Gallatën

Më: 5 maj 2024 Në ora: 17:27
Megi Doçi

E transferuar në janar në Turqi në radhët e Gallatasarajit, Megi Doçi ka festuar sot titullin e parë kampion.

Futbollistja shkodrane arriti që të integrohej shpejt dhe ka qenë titullare fikse e skuadrës turke.

Trofeu u sigurua vetëm në javën e fundit me fitoren 2-0 ndaj ALG Spor, duke lënë pas Fomget dhe Fenerbahçen me të cilat rivalizoi deri në fund.

Në pjesën e dytë të sezonit Megi Doçi u bë protagoniste me 3 gola të shënuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat