Dallku vajton rastet

Futboll

Dallku vajton rastet

Më: 5 maj 2024 Në ora: 17:38
Armend Dallku

Nga ana tjetër, trajneri Armend Dallku u shpreh se energjia e shpenzuar në duelin e kaluar kundër Dritës në barazimin 1:1, ndikoi në rezultatin në Suharekë.

“Kishim lodhje për këtë ndeshje.

Kishim edhe shumë lojtarë jashtë me probleme fizike, por kishim edhe lojtarë që rrezikonin kartonët. Në xhiron e ardhshme kemi ndeshje të rëndësishme. Nuk jam i kënaqur me golat e pranuar.

Ne e kishim përgatitur mirë ndeshjen. Jemi munduar të qëndronim më afër kundërshtarëve. Kishim raste të mira në pjesën e parë dhe momente të mira, por nuk konkretizuam gola.

Kemi ndeshje të radhës thuajse vendimtare dhe do të mundohemi të bëjmë maksimumin.

Më të mirët në aspektin fizik do të luajnë. Do ta bëjmë më të mirën për të marrë rezultat maksimal dhe të jemi më të qetë”, ka deklaruar Dallku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat