Shumë persona ndiqen penalisht në Mal të Zi, aty ku skuadra shqiptare është lider

Futboll

Shumë persona ndiqen penalisht në Mal të Zi, aty ku skuadra shqiptare është lider

Nga: K.G. Më: 5 maj 2024 Në ora: 17:56
Foto ilustrim

Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi është në krye të tabelës së Kampionatit të Malit të Zi.

Deçiqi kryeson me 61 pikë e ka tre më shumë se Buduçnosti.

Deçiqi nga Tuzi nuk shikohet më sy të mirë nga tifozët e Buduçnostit “Varvari”. 

Është interesant se në Mal të Zi po ndiqen penalisht 33 tifozë që shkaktuan dhunë në stadiume të ndryshme.

“Policia malazeze ka njoftuar se ka identifikuar të dyshuarit për shkaktimin e trazirave në ndeshjet në Podgoricë, Tivat, Kotorr dhe Nikshiq.

Tridhjetë e tre persona janë duke u ndjekur penalisht në lidhje me incidentet e ndodhura në periudhën paraprake para, gjatë ose pas ndeshjeve të futbollit në Podgoricë, Tivat, Kotor dhe Nikshiq, njoftoi Drejtoria e Policisë”, transmeton media malazeze “Vijesti”.

Edhe tri javë bie perdja e kampionatit, Deçiqi shumë afër titullit të kampionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat