Shqiptarët festojnë me daulle në Dusseldorff! Kosova në historinë gjermane, TSV Eller 04 i tronditur

Futboll

Shqiptarët festojnë me daulle në Dusseldorff! Kosova në historinë gjermane, TSV Eller 04 i tronditur

Nga: K.Goca Më: 5 maj 2024 Në ora: 19:40
Kështu festohet fitorja

Festë shqiptare në Dusseldorf. 

Kosova e Dusseldorfit me një këmbë në LandesligaI

Djelmoshat e presidentit Bujar Neziri treguan lojë të madhe në përballje me rivalin direkt në luftë për vendin e parë, duke e mposhtur me rezultat 3:1 TSV Eller 04, në takimin e javës së 31-të në Bezirksliga. 

Image

Shikuesit gjatë ndeshjes 

Ky ishte derbi i kampionatit dhe vendimtar për kreun e tabelës. 

Kuqezinjtë shtruan lojën mjeshtërore duke importuar tre pikë e titullit të kampionit. 

Kosova kryeson me 80 pikë dhe ka pesë më shumë se TSV Eller 04. 

Edhe tre javë deri në fund dhe Kosova veçse ka bërë hapin e madh dhe pothuajse edhe përfundimtar për të hyrë në Landesliga! 

Vendasit nuk kishin kaçik që të maten me djelmoshat e Kosovës dhe humbja ishte e pashmangshme.  

Ndeshjen e përcollën rreth 1.300 shikues, shumica shqiptarë.

TSV Eller 04 lëshoi fushën i tronditur nga humbja.

“Prej ndeshjeve më të rëndësishme të klubit tonë thuajse në historinë e tij, klubi ynë tregon shpirtin luftarak dhe dëshirën për të qenë pjesë e Landesliga vitin e ardhshëm. 

Me një super ndeshje të zhvilluar djelmoshat tanë dhanë krejt nga vetja që të dalin me tre pikë dhe në fund ia dolën.

Me golat e shënuar nga Derman Disbudak në minutën e (32’) Naser Ilazi (90’) dhe Max Stellmach (90’+2) klubi ynë del me rezultat 1:3 kundër kundërshtarit direkt për Landesliga TSV Eller 04. 

Tani me 5 pike më shumë se vendi dytë në vetëm 3 ndeshje të mbetura ne vazhdojmë përpara drejt qëllimit tonë 

Faleminderit për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e klubit tonë gjithë ata tifozë që nuk ndaluat së mbështeturi klubin tonë.

Ne shihemi të dielën e ardhme ku jemi si mysafir i TV Kalkum”, njofton FC Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat