Shefki Kuqi: Frika - janë gjyqtarët

Futboll

Shefki Kuqi: Frika - janë gjyqtarët

Më: 5 maj 2024 Në ora: 19:58
Shefki Kuqi

Feronikeli 74 është mposhtur në Zahir Pajaziti ndaj Llapit, me rezultatin e përgjithshëm 3:2.

Ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi, por pas një super goli të Muhamet Hysenit gjërat u nivelizuan, dhe më pas llapjanët rikthyen rezultatin në favorin e tyre, edhe pse Nikli luftoi deri në sekondat e fundit.

Trajneri i skuadrës nga Drenasi, Shefki Kuqi nuk ishte i kënaqur me gjykimin në këtë përballje, duke theksuar se frika e vetme e tyre janë gjyqtarët.

“Nuk po luajmë vetëm ndaj ekipit kundërshtar, por edhe ndaj arbitrit. Në 3-4 ndeshjet e fundit lojtarët e mi, lojën dhe luftën që janë duke e bërë, nuk i frikësohem asnjë kundërshtari.

E vetmja frikë që e kam janë referat. Për mua sot ka qenë pasqyra më e mira e mundshme për t’u parë dhe një reklamë se si mund të bëhet njeriu kampion me gjitha mënyrat, por jo me futboll. Duken ashiqare. Nuk i kuptoj gjërat. Unë marr karton për simulim.

Lojtarët e mi, jemi në gjendje perfektë, pse e din që merr kartonin e verdh nuk e ndalë lojën t’ia jap edhe kartonin dytë të verdhë, por e vazhdon lojën.

Për skenat që u bën në fushë e patë edhe vet, nuk është problemi i imi, është problem i Llapit si e organizon lojën. Por ky është një skandal për mua”, ka thënë Kuqi për “Art Motion” pas ndeshjes kundër Llapit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat