Leverkusen barazon rekordin 59-vjeçar

Futboll

Leverkusen barazon rekordin 59-vjeçar

Më: 5 maj 2024 Në ora: 20:28
Pamje nga ndeshja

Bayer Leverkusen regjistroi ndeshjen e 48-të radhazi pa humbje në të gjitha kompeticionet, duke barazuar rekordin e Benfikës së viteve 1963-1965. Skuadra portugeze mbante rekordin si skuadra me më shumë ndeshje radhazi pa humbje në të gjithë historinë që nga viti 1955 kur skuadrat u futën në UEFA.

Aspirinat, të cilat kanë fituar titullin kampion në Gjermani, nuk u ndalën as nga Eintracht Frankfurt, në përballjen e javës së 32-të, ku triumfuan me rezultatin e thellë 1-5, teksa la shenjën e tij edhe Granit Xhaka me një gol spektakolar…

Të besuarit e Xavi Alonsos, po përjetojnë një sezon unikal dhe historik, teksa janë në garë dhe për dy trofe, pasi është në gjysmëfinalen e Europa League, ku ka fituar 0-2 në ndeshjen e parë në “Olympico”, ndërkohë që do luajnë dhe finalen e Kupës së Gjermanisë me Kaiserslauternin. Krahas trofeve, për “aspirinat” objektiv është dhe arritja e kësaj statistike tepër të veçantë.

Në rast se dhe të enjten, Leverkusen nuk të mundet nga Roma në “Bay Arena”, në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Europa League, atëherë Bayer Leverkusen do të bëhej skuadra me më shumë ndeshje radhazi pa humbje në Europë në të gjithë historinë e futbollit.

Deri në fundin e sezonit, Leverkusen ka dhe 2 ndeshje në kampionat, finalen e Kupës, gjysmëfinalen e Europa League,  dhe me shumë gjasa dhe finalen e Europa League. Leverkusen ka mundësinë për të mbyllur një sezon në mënyrë perfekte, që në plot kuptimin e fjalës mund të konsiderohet magjik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat