Asist e gol i anuluar, Rey Manaj nuk e shmang humbjen e turpëruese të Sivasporit përballë Gallatës.
Rey Manaj ka qenë një dritë në errësirën totale të Sivasporit në transfertën e vështirë të Gallatasarajit.
Në javën e 35-të të Superligës turke, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare dha asistin për golin e vetëm të skuadrës së tij në humbjen e thellë 6-1.
Shqiptarit iu anulua një gol në minutën e 70-të, kur vendësit po udhëhiqnin 4-1.