Goli i Krasniqit nuk mjafton, ekipi i futbollistëve shqiptarë pëson humbjen e tretë radhazi në Rumani

Futboll

Goli i Krasniqit nuk mjafton, ekipi i futbollistëve shqiptarë pëson humbjen e tretë radhazi në Rumani

Më: 5 maj 2024 Në ora: 23:47
Pamje nga ndeshja

Ermal Krasniqi shënoi gol në minutën e 16-të, por Rapid Bukureshti nuk ia doli ndaj Kluzhit duke regjistruar disfatën e tretë radhazi teksa u mposht me rezultatin 3:2.

Krasniqi e Albion Rrahmani startuan te Rapidi. Rrahmani e kompletoi ndeshjen kurse Krasniqi u zëvendësua në minutën e 80-të. Florent Hasani qëndroi në stol. 

Vlen të theksohet fakti se në minutën e 72-të, Rrahmani shpërodroi një penallti për t’i çuar shifrat në 3:3.

Ndërkohë te Kluzhi u aktivizua në minutat e fundit Arlind Ajeti që vjen pas dëmitim. Krasniqi ka gjashtë gola e tri asistime në 15 paraqitje për Rapidin. 

Skuadra e futbollistëve shqiptarë po kalon një moment të vështirë, me 7 humbje dhe 1 barazim në 8 ndeshjet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat