De Rossi pas barazimit me Juven: Jemi duke u rritur

Futboll

De Rossi pas barazimit me Juven: Jemi duke u rritur

Më: 6 maj 2024 Në ora: 09:28
Daniele De Rossi

Trajneri i AS Romës, Daniele De Rossi, ka thënë se skuadra e tij bëri paraqitje të mirë në duel me Juventusin.

‘Romakët’ të dielën mbrëma luajtën baras 1-1 me Juventusin, në derbin italiane të fundjavës së lamë prapa.

“Ishte një ndeshje e mirë. Të dyja skuadrat bënë paraqitje të mirë. Ne bëmë ndeshjen që duhet ta bënim, duke e ditur që Juve ka shumë individualitet. Ata bënë lojë të mirë dhe mund të kishin shënuar disa gola të tjerë”, ka thënë De Rossi.

“Unë jam i kënaqur me lojën që djemve. Sot luajtëm një lojë zemër dhe këmbë. Jemi duke u rritur”, ka theksuar tekniku italian.

Aktualisht Roma ndodhet në vendin e pestë me 60 pikë, gjashtë me pak se Juve që renditet e treta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat