Arne Slot e bën të ditur të ardhmen e tij

Futboll

Arne Slot e bën të ditur të ardhmen e tij

Më: 6 maj 2024 Në ora: 10:41
Arne Slot

Nga sezoni i ardhshëm, trajneri Arne Slot pritet ta drejtoj një skuadër të re.

Slot do të largohet nga skuadra e Feyenoordit për të kaluar tek Liverpooli.

Në njëfarë forme ai e ka konfirmuar se do të largohet nga klubi holandez pas përfundimit të sezonit.

Jam dakord që dukej kështu. Ata presin që unë të largohem. Kjo është diçka që mund të themi. Ndonjëherë në jetë vijnë mundësitë. Unë e kam bërë zgjedhjen për veten time dhe në ditët apo javët në vijim do të dëgjoni njoftimin zyrtar. Vitin e kaluar bëra zgjedhjen për të qëndruar, këtë herë ndoshta ndryshe”, u shpreh ai.

Feyenoord mposhti Zwolle me rezultatin 5-0 në atë që duket të jetë ndeshja e parafundit e 45-vjeçarit para tifozëve të tij në stadiumit De Kuip.

Pas 32 xhirove të zhvilluara në kampionatin holandez, Feyenoord e gjen veten në pozitën e dytë me 78 pikë, nëntë më pak se lideri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat