Polaku gjykon ndeshjen Bayern-Real

Futboll

Polaku gjykon ndeshjen Bayern-Real

Më: 6 maj 2024 Në ora: 12:06
Szymon Marciniak

UEFA tashmë zyrtarisht ka vendosur për arbitrin që do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Real Madrid-Bayern Munich.

‘Los Blancos’ dhe ‘Bavarezët’ do të ndeshen këtë të mërkurë në Madrid në sfidën kthyese të gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve.

UEFA këtë ndeshje të madhe në futbollin evropian, ia ka besuar polakut Szymon Marciniak. Për 43-vjeçarin kjo nuk do të jetë hera e parë që do të gjykojë ndeshje ku luajnë skuadrat në fjalë.

Në sezonin 2015-2016 ai ka qenë arbitër në çerekfinalen e parë mes Bayenit dhe Benficës. Sezonin pasardhës polaku gjykojë përsëri Bayernin në një ndeshje të vlefshme për Grupin D të zhvilluar në Spanjë. Atletico Madrid e fitonte atë takim 1-0. Marciniak ka qenë gjyqtar edhe i një tjetër ndeshjeje mes Bayernit dhe Benficës.

Polaku ka gjykuar edhe shtatë ndeshje të Real Madridit. Prej tyre Reali ka fituar dy ndeshje, ka barazuar dy herë dhe ka humbur tri herë.

Ndeshja Real Madrid-Bayern Munich fillon në orën 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat