Zidane parashikon gjysmëfinalen mes Realit dhe Bayernit

Futboll

Zidane parashikon gjysmëfinalen mes Realit dhe Bayernit

Më: 6 maj 2024 Në ora: 13:07
Zinedine Zidane

Trajneri Zinedine Zidane, i cili ka fituar Ligën e Kampionëve me klubin e Real Madridit një herë si lojtar dhe tre herë si trajner, beson se ish-klubi i tij do ta mposht Bayernin në ndeshjen kthyese.

Zinedine Zidane ishte i pranishëm në Miami për të parë Formula 1, kur u pyet lidhur me ndeshjen.

Zidane ka thënë se Reali do të kalojë tutje, por ka pranuar se do të jetë një ndeshje e vështirë.

“Real Madridi do të kalojë tutje, të paktën unë shpresoj kështu. Por do të jetë një lojë e vështirë. Përgjithmonë Hala Madrid”, shtoi në fund të intervistës së tij Zidane për Sky Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat