Sarri në kërkim të një skuadre, klubi i Serie A interesohet për trajnerin

Futboll

Sarri në kërkim të një skuadre, klubi i Serie A interesohet për trajnerin

Më: 6 maj 2024 Në ora: 19:15
Sarri

Jo vetëm Italiano, Palladino apo Gattuso për stolin e Torinos. Sipas asaj që shkruajnë mediat,Presidenti i klubit “Granada”,  Urbano Cairo e shikon Maurizio Sarrin si një kandidat i mundshëm për pankinën.

Ditët e fundit ka pasur kontakte mes palëve, Cairo gjithmonë e ka admiruar shumë trajnerin dhe synimi është dikush që luan me 3 sulmues.

Vlen të theksojmë se Sarri vjen nga një eksperiencë te Lazio dhe qëndrimi në kampionatin italian shihet si diçka pozitive.

Në verë gjërat do të jenë më të qarta, pasi në Torino nuk duan të nxitojnë me zgjedhjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat