Jo vetëm Italiano, Palladino apo Gattuso për stolin e Torinos. Sipas asaj që shkruajnë mediat,Presidenti i klubit “Granada”, Urbano Cairo e shikon Maurizio Sarrin si një kandidat i mundshëm për pankinën.
Ditët e fundit ka pasur kontakte mes palëve, Cairo gjithmonë e ka admiruar shumë trajnerin dhe synimi është dikush që luan me 3 sulmues.
Vlen të theksojmë se Sarri vjen nga një eksperiencë te Lazio dhe qëndrimi në kampionatin italian shihet si diçka pozitive.
Në verë gjërat do të jenë më të qarta, pasi në Torino nuk duan të nxitojnë me zgjedhjet.