“Abissnet Superiore” për vajza, takimet e dyta gjysmëfinale të “Final 4” luhen të martën

Futboll

“Abissnet Superiore” për vajza, takimet e dyta gjysmëfinale të “Final 4” luhen të martën

Më: 6 maj 2024 Në ora: 19:23
“Abissnet Superiore”

Nesër do të luhen takimet e dyta gjysmëfinale të “Final 4” për vajza, Vllaznia – Partizani dhe Apolonia – Tirana.

Takimi i parë i ditës së martë do të jetë Vllaznia – Partizani, që do të zhvillohet në stadiumin “Reshit Rusi” në ora 12:00. Vajzat kuqeblu janë vetëm një hap larg për të siguruar finalen pas triumfit 3-0 në ndeshjen e parë, ndërsa vajzat e kuqe do të tentojnë mrekullinë.

Takimi më interesant është padyshim Apolonia – Tirana, që do të luhet në ambientet e aneksit të stadiumit “Loni Papuçiu” në ora 16:00. Sfida e parë ka përfunduar në barazim me rezultatin 1-1 dhe të dyja skuadrat kanë si objektiv vetëm finalen.

Në rast barazimi tё rezultateve pas dy takimeve tё lojës sё rregullt, skuadra e renditur mё mirё nё klasifikim kualifikohet pёr nё ndeshjen finale.

Finalja e madhe që do të përcaktojë edhe kampionen e këtij edicioni do të luhet më 13 maj në “Shtëpinë e Futbollit”.

Ekipi kampion i “Abissnet Superiore” për vajza do të përfaqësojë Shqipërinë në raundin para-eliminator në UEFA Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat