Luis Enrique flet para ndeshjes ndaj Dortmundit

Futboll

Luis Enrique flet para ndeshjes ndaj Dortmundit

Më: 7 maj 2024 Në ora: 09:59
Luis Enrique.

Para ndeshjes së dytë gjysmëfinale që zhvillohet të martën mes PSG-së dhe Borussia Dortmundit në kuadër të Ligës së Kampionëve, në konferencë për media ka folur trajneri spanjoll, Luis Enrique.

Trajneri i PSG-së, tha se objektivi është që ta fitojnë ndeshjen dhe jo të shënojnë dy gola.

“Objektivi është të fitojmë ndeshjen, jo të shënojmë dy gola. Evolucioni i ndeshjes duhet të jetë gati, ne mund të shënojmë dy gola në tre minuta, por edhe të pësojmë. Do të duhet të përqendrohemi në sulm dhe mbrojtje, nëse pranojmë gol: nuk ka rëndësi”,  tha Enrique.

Ai shtoi se pavarësisht se mund të jetë një dështim, jeta vazhdon. Derisa shton se siguria e tij janë tifozët.

“Ne kemi një garanci absolute se ata do të na mbështesin për 90 minuta, edhe nëse gjërat shkojnë më pak mirë. E pamë në Dortmund, ishte madhështore”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat