Dy mungesa të rëndësishme për shijakasit

Futboll

Dy mungesa të rëndësishme për shijakasit

Më: 8 maj 2024 Në ora: 11:52
Foto ilustrim

Llogaritë matematikore të Erzenit u mbyllën në ndeshjen e fundit me Kukësin, ku u vulos rënia një kategori më poshtë.

Për shijakasit ndeshja e sotme me Teutën duket formale nga jashtë, por duke qenë një derbi, pritet që lojtarët në fushë të japin gjithçka nga vetja në respekt të fanellës që mbajnë veshur dhe garës. Trajneri Alfred Deliallisi ka dy mungesa për ndeshjen e sotme, që luhet në stadiumin “Arena e demave” në kryeqytet, në orën 16:00.

Mbrojtësi Atanda dhe sulmuesi Marzuk janë në dispozicion të tij për këtë ndeshje, ku formacioni pritet të jetë pak a shumë ai që luajti ndaj Kukësit disa ditë më parë. Tek Erzeni nuk ka asnjë lloj presioni, sepse gjithçka ka përfunduar tashmë.

Dhe kjo është një arsye që skuadra të luajë lirshëm në derbin me Teutën, një kundërshtar që javët e fundit ka marrë rezultate mjaft të mira.y

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat