Henry: Kur iku nga Bayerni thanë se i mbaroi karriera

Futboll

Henry: Kur iku nga Bayerni thanë se i mbaroi karriera

Më: 8 maj 2024 Në ora: 12:04
Thierry Henry

Dortmundi u kualifikua në finalen e Champions League pas fitore 1:0 kundër PSG.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Matts Hummels.

Menjëherë pas mbylljes së këtij takimi, Thierry Henry ka vlerësuar së tepërmi mbrojtësin e Dortmundit.

“Dua të përmend një njeri sot, Matts Hummels.

Kur u largua nga Bayern Munchen, shumë thanë:

“I mbaroi karriera, kaq ishte”. Por ai ka konkurruar me sulmuesit më të mirë në botë në këtë sezon dhe i ka hedhur përtokë.

Ka shënuar gola kaq shumë të rëndësishëm dhe dua t’i jap shumë merita këtij njeriu”, tha Henry.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat