Tirana luan gjithë sezonin për 4 ditë

Futboll

Tirana luan gjithë sezonin për 4 ditë

Më: 8 maj 2024 Në ora: 12:56
Tirana

Vetëm 2 ndeshje në ndajnë nga fundi i kampionatit dhe Tirana mund të mbetet pa “Final – Four”. Bardheblutë aktualisht janë në vendin e 6-të në tabelën e klasifikimit me 1 pikë më pak se Dinamo dhe Skënderbeu që ndodhen në “Final- Four”.

Tashmë asgjë nuk është në dorën e skuadrës së Erbim Fagut. 2 ndeshje  vendimtare do të luhen nga kryeqytetasit, të cilët kërkojnë doemos 6 pikët për të shpresuar tek në hap fals i kundërshtarëve dhe për të qenë në “Final – Four”.

Dy ndeshje mjaft të vështira dhe delikate do të luajnë brenda 4 ditëve.

Sot presin Vllazninë për të bërë mes tyre llogaritë e Klasikes së Shqipërisë dhe të shtunën udhëtojnë në Rrogozhinë për të sfiduar Egnatian. 2 takime ndaj 2 rivalëve që ndodhen në vendet e para në klasifikim.

Pa frikë mund të themi se rrogozhinasit dhe shkodranët kanë në dorë fatet e sezonit për bardheblutë, jo vetëm prej faktit që do të sfidohen mes tyre, por për shkak se Egnatia dhe Vllaznia do të sfidojnë edhe Skënderbeun dhe Dinamon.

Në këto kushte Tiranës i duhet të marrë maksimumin ndaj tyre dhe më pas të presin që rrogozhinasit dhe shkodranët t’iu bëjnë nder duke ndalur rivalët e bardhebluve për të qenë më pas ekipi i Fagut në “Final – Four”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat