Lizarazu kryqëzon Luis Enriquen

Futboll

Lizarazu kryqëzon Luis Enriquen

Më: 8 maj 2024 Në ora: 15:44
Lizarazu

Bixente Lizarazu, ish-lojtari francez, nuk e “kafshoi gjuhën” kur fliste për Luis Enrique, pasi PSG u eliminua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Borussia Dortmund.

Ish-lojtari i Athletic apo Bayern Munich, ndër klube të tjera, ishte shumë i ashpër me trajnerin spanjoll, referuar deklaratave të tij publike para ndeshjeve të luajtura kundër skuadrës gjermane:

“Nga shorti, parizienët ishin të sigurt se do të arrinin në finale. Mua më dukej mungesë respekti ndaj Dortmundit. Edhe pse ata tashmë kishin humbur 1-0 dhe kishin vuajtur, Luis Enrique tha se e vetmja shprehje që dinte të thoshte në frëngjisht ishte ‘On va gagner’ (‘ne do të fitojmë’). Ky është një qëndrim i turpshëm, i padenjë për një profesionist”.

Më tej, ish-futbollisti shtoi: “Në një moment duhet ta paguash çmimin ndaj një skuadre që fitoi betejën taktike në të dyja ndeshjet”.

Në Francë, dy personat që po e paguajnë më së shumti eliminimin e PSG-së në gjysmëfinale të këtij Champions League janë Luis Enrique dhe Mbappé. Trajneri spanjoll dhe ylli i skuadrës pariziene, që do të largohet nga klubi këtë verë, janë në qendër të të gjitha kritikave nga shtypi dhe analistët francezë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat