Prishtina mobilizohet për Dritën

Futboll

Prishtina mobilizohet për Dritën

Më: 8 maj 2024 Në ora: 16:27
Prishtina

Prishtina nesër do të zhvillojë duelin e 6-të me Dritën gjatë këtij edicioni. 

“Në pesë përballjet paraprake, duke përfshirë dy përballjet për Kupë, skuadrat kanë bilanc të barabartë, me nga dy fitore e një barazim.

Gjilanasit kanë fituar dy duelet kampionale të zhvilluara në Gjilan, 3:0 dhe 1-0, kurse Prishtina ka fituar një duel kampional, 1:0 dhe ndeshjen e dytë kthyese të Kupës në Gjilan, 1:0, ndërsa dueli i parë në Lipjan kishte përfunduar baras pa gola

Në 67-të ndeshjet e pasluftës, kryeqytetasit kanë bilanc pozitiv prej 28 fitoreve, 22 barazime dhe 17 fitore të Dritës. Prishtina ka golldallim pozitiv, +23, 77:54 

Skuadra ka filluar të kompletohet duke u rikthyer futbollistët nga kartonët dhe lëndimet, ndërsa jashtë fushës mbetën vetëm Uka dhe Gjokaj

Skuadra deri në fund të kampionatit ka për të zhvilluar edhe katër ndeshje kampionale, Dritën, Dukagjinin, Fushë Kosovën dhe Ballkanin, sikurse edhe ndeshja finale po me Ballkanin e cila ende nuk është caktuar termini dhe vendi i ndeshjes”, njofton FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat