Varane drejt Italisë, e kërkon gjiganti i Serie A

Futboll

Varane drejt Italisë, e kërkon gjiganti i Serie A

Më: 8 maj 2024 Në ora: 17:00
Raphael Varane

Italia duket se do të jetë destinacioni i ardhshëm i mbrojtësit francez Raphael Varane.

Reprezentuesi i Francës, raportohet së në fund të këtij sezoni, do të largohet nga Manchester United.

Sipas medieve britanike, ish-futbollisti i Real Madridit, pëlqehet nga Juventusi.

Krerët e ‘Zonjës së Vjetër’ thuhet se tashmë kanë kontatuar agjentin e lojtarit.

“Juventusi është i interesuar për të nënshkruar me Raphael Varane si lojtar i lirë këtë verë”, shkruajnë mediet në ishull.

Ndryshe, Varane është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat