Hummels: Ne do të bëjmë të njëjtën gjë të shtunën

Futboll

Hummels: Ne do të bëjmë të njëjtën gjë të shtunën

Më: 8 maj 2024 Në ora: 17:07
Hummels

Rreth një vit më parë Borussia Dortmund pësoi një nga zhgënjimet më të hidhura në historinë e saj, ndërsa barazimi 2-2 ndaj Mainz u mohoi “verdhezinjve” titullin kampion të Bundesliga-s.

Këtë sezon Mainz rrezikon rënien nga Bundesliga dhe duket se ky është momenti i hakmarrjes për ekipin e Dortmund.

]Duke folur për mediet në prag të ndeshjes që luhet të shtunën, mbrojtësi i Dortmund-it, Mats Hummels u shpreh se duan vetëm fitore dhe se ndaj Mainz do luajnë ashtu siç bënë ata vjet nga “verdhezinjve”

“Ndeshjet e ardhshme do të jenë ndeshje përgatitore për finalen.

Të shtunën duhet të japim 100%, ata luftuan në mënyrë ‘sportive dhe të ndershme’ një vit më parë dhe tani duhet të presin të njëjtën gjë nga ne”-deklaroi Hummels.

Mesazhi është i qartë, Hummels ua bëri të qartë kundërshtarëve të ndeshjes së ardhshëm se ka ardhur momenti për të marrë hak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat