Skënderbeu drejt “Final Four”

Futboll

Skënderbeu drejt “Final Four”

Më: 8 maj 2024 Në ora: 18:19
Skënderbeu

Skënderbeut i është dashur një penallti në minutat shtesë të ndeshjes për të siguruar një pikë të artë që e mban në vendin e katërt në renditje dhe me shanset më të mira për të shkuar në ”Final Four”.

Në një ndeshje shumë të luftuar, ekipi i Gvozdenoviç dukej se po rrezikonte edhe kalimin në “Play out” pasi Laçi i shënoi gol me anë të Melos.

Por në minutat e fundit të sfidës, Qato shkaktoi penallti me një prekje topi me dorë dhe Rashica nuk gaboi, duke i dhënë barazimin ekipit të tij.

Me këtë rezultat, Skënderbeu mban vendin e katërt, ndërsa Laçi është zyrtarisht në play-out për mbijetesën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat