Brdariç shpjegon rotacionin

Futboll

Brdariç shpjegon rotacionin

Më: 8 maj 2024 Në ora: 18:31
Trajneri Thomas Brdariç - majtas

Vllaznia nuk ia doli të merrte më shumë se një barazim pa gola ndaj Tiranës në Klasike.

1 pikë që nuk e kënaq aspak pasi humbet vendin e dytë në renditje që tani e mban Partizani.

Trajneri Thomas Brdariç foli në përfundim të ndeshjes.

"Shumë mungesa? Provuam t'i kishim gati për gjysmëfinalen e Final Four, sot dua të flas për lojtarët në fushë. Bëmë mirë në nisje, humbëm disa raste në pjesën e parë. Në të dytën ramë pak fizikisht. Kur ndryshuam nuk patëm lëvizjet e duhura. Ndryshuam sistemin për të qenë më të sigurt. 0-0 dhe kjo ishte ndeshja.

Humbja e vendit të dytë? Superiorja është shumë e fortë, për të fituar duhet të jesh në maksimum. Na munguan shumë lojtarë, shpresoj që gjysmëfinalja të jetë më mirë.

Vllaznia ka investuar dhe të jesh në Final Four është speciale. Secili ka pjesën e tij dhe ka shërbyer për këtë arritje. Në fund duhet edhe fati për të qenë në drejtimin e duhur. Sot ishte e mundur të fitonim.

Dëshira në short? Nuk e marrim dot vendin e parë dhe për mua nuk ka më rëndësi. Dua të kem të gjithë lojtarët gati. Mund të përballemi me të dyja ekipet.

Në gjysmëfinale shkohet vetëm për fitore dhe do të bëjmë maksimumin për ta marë. Do të shohim pas 90 minutave të fundit nëse e meritojmë të shkojmë në Finale apo jo.

Zgjedhje teknike pasi Mala ka qenë titullar absolut dhe sot ishte në stol? Na duhet ekipi i parë në gjysmëfinale, sot vuajtëm me disa lojtarë. Duhet të ruajmë disa prej tyre. Secili ka mundësi të luajë dhe askush nuk duhet të jetë i zhgënjyer. Pjesën e parë luajtëm shumë mirë, vetëm goli na mungoi", tha Brdariç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat