Van Nistelrooy paralajmëron tifozët për Bellinghamin

Futboll

Van Nistelrooy paralajmëron tifozët për Bellinghamin

Më: 8 maj 2024 Në ora: 18:39
Jude Bellingham

Jude Bellingham po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm debutues me Real Madrid, duke shënuar 22 gola dhe duke dhënë 10 asiste, duke ndihmuar madrilenët të fitojnë La Liga-n dhe të arrijnë në gjysmëfinalet e Champions League.

Megjithatë, Van Nistelrooy beson se për anglezin ka një “pritshmëri” të padrejtë, sepse ai pritet të drejtojë mesfushën, të shënojë gola dhe të japë asiste.

Holandezi, edhe pse beson se anglezi mund t’i bëjë të treja, u ka kërkuar tifozëve që të kenë pak perspektivë.

“Nuk mendoj se forma e tij ka rënë. Në fakt, kundër Cadiz shënoi përsëri. Gjërat duhen parë me perspektivë.

“Fakti që Jude ka shënuar kaq shumë gola është një bonus. Ai është i gjithanshëm, mbron, ka vizion për lojën… Nuk mund t’i kërkojmë që të jetë golashënues edhe pse ai po shënon.

“Sezoni i tij është spektakolare dhe duhet të vlerësohet në mënyrën e duhur. Nuk ka rëndësi nëse Carlo Ancelotti i ka ndryshuar pozicionin, ai ka rendiment kudo ku luan, sepse është një lojtar i shkëlqyer”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat