Reali në finale e Bayern në shtëpi
Reali ngadhënjeu me përmbysje të çmendur e në tre minutat e fundit, me rezultat 2:1 ndaj Bayern Munihut, në mbrëmjen e çmendur në “Santiago Bernabeu”.
Mbi 80 mijë shikues, pamë një lojë të çmendur dhe një përmbysje spektakolare.
Real Madrid – Dortmund, finalja e madhe e Championsit.
Ndeshja e parë ka përfunduar baras (2:2) dhe Reali me rezultat të përgjithshëm 4:3 shkoi në finale.
Real - Bayern 2:1
Stadiumi "Santiago Bernabeu" në Madrid.
Shikues: 80.000.
Gjyqtar: S. Marciniak (Polonia).
Shënues; Joselu (88' e 90+1)) - Davies (68').
Real Madrid: Lunin; Carvajal, Nacho, Rudiger, Mendy; Kroos (Modriç 69'), Tchouaméni (Camavinga 70'), Valverde (Joselu 81'), Bellingham; (Militao 99') Vinicius dhe Rodrygo (Diaz 81').
Bayern Munich: Neuer; Kimmich, de Ligt, Dier, Mazraoui; Pavlović, Laimer; Sane (Kim Min Jae 76'), Musiala Muller 85'), Gnabry (Davies 27'); Kane (Choupo-Moting 85').
Në minutën e 13-të, fat i madh për Bayernin, e pabesueshme çfarë humbi Real Madridi. Vinicius nga afërsia goditi bukur por shtylla e djathtë ia mohoi golin, më pas Rodrygo nuk u tregua i zgjuar dhe në vend që të shënoi ai e shpërdori rastin.
Harry Kane nga rreth 17 metra goditi furishëm dhe portieri Lunin me mund të madh e dëboi në korrne pikërisht në minutën e 28-të.
Në minutën e 39-të, portieri Neuer shpëton portën duke e ndalur një goditje që nuk premtonte shumë por e rrezikshme duke e dëbuar në korne.
Në fillim të pjesës së dytë, (47’) Reali me fat, Davies nga pozita si anash goditi fuqishëm por për disa centimetra topi dëbohet mbi portë.
Në minutën e 53-të, Harry Kane brenda 16-shit, goditi bukur por portieri Lunin edhe më bukur reagoi.
Në minutën e 55-të, Vinicius për mrekulli asistoi por Rodrygo nga afërsia dështoi.
Rodrygo (59’) nga gjuajtja e lirë rreth 26-27 metra, goditi në këndin e djathtë e Neuer me paradë e dëboi topin në korne.
Në minutën e 60-të, Vinicius depërtoi për mrekulli në 16-sh dhe goditjen e tij Neuer me mund të madh e grushtoi në korne.
Në minutën e 66-të, Musiala kërcënon portën e Realit, portierit Lunin në nivelin e lartë, grushton topin në korne.
Në minutën e 68-të, Harry Kane asistoi të Davies, i cili brenda 16-shit nga rreth 14-15 metra, me goditje të furishme e në këndin e epëm të majtë, kaloi në epërsi Bayernin.
Në minutën e 76-të, Harry Kane në pozitë ideale, në vend që të shënoi ai gjuan jashtë shtyllës së djathtë.
VInicius në minutën e 82-të pati mundësi të mirë por gjuajti mbi portën e Bayernit.
Në minutën e 88-të, portieri Neuer gaboi e nuk kapi topin dhe gabimin e tij nuk e fali Joselu duke barazuar rezultatin 1:1.
Në minutën e 90+1, Joselu nga afërsia shënoi për 2:1.
Reali në finalen e madhe e Bayern në shtëpi.