A është e mundur kjo çmenduri në Madrid, Reali përmbys Bayernin

Futboll

A është e mundur kjo çmenduri në Madrid, Reali përmbys Bayernin

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 8 maj 2024 Në ora: 20:49 Përditësuar në ora: 22:53 më 08.05.2024
Joselu feston

Reali në finale e Bayern në shtëpi

Reali ngadhënjeu me përmbysje të çmendur e në tre minutat e fundit, me rezultat 2:1 ndaj Bayern Munihut, në mbrëmjen e çmendur në “Santiago Bernabeu”.

Mbi 80 mijë shikues, pamë një lojë të çmendur dhe një përmbysje spektakolare. 

Real Madrid – Dortmund, finalja e madhe e Championsit.

Ndeshja e parë ka përfunduar baras (2:2) dhe Reali me rezultat të përgjithshëm 4:3 shkoi në finale.

Real - Bayern 2:1

Stadiumi "Santiago Bernabeu" në Madrid.
Shikues: 80.000.

Gjyqtar: S. Marciniak (Polonia).

Shënues; Joselu (88' e 90+1)) - Davies (68').

Real Madrid: Lunin; Carvajal, Nacho, Rudiger, Mendy; Kroos (Modriç 69'), Tchouaméni (Camavinga 70'), Valverde (Joselu 81'), Bellingham; (Militao 99') Vinicius dhe Rodrygo (Diaz 81').

Bayern Munich: Neuer; Kimmich, de Ligt, Dier, Mazraoui; Pavlović, Laimer; Sane (Kim Min Jae 76'), Musiala Muller 85'), Gnabry (Davies 27'); Kane (Choupo-Moting 85').

Në minutën e 13-të, fat i madh për Bayernin, e pabesueshme çfarë humbi Real Madridi. Vinicius nga afërsia goditi bukur por shtylla e djathtë ia mohoi golin, më pas Rodrygo nuk u tregua i zgjuar dhe në vend që të shënoi ai e shpërdori rastin.

Harry Kane nga rreth 17 metra goditi furishëm dhe portieri Lunin me mund të madh e dëboi në korrne pikërisht në minutën e 28-të. 

Në minutën e 39-të, portieri Neuer shpëton portën duke e ndalur një goditje që nuk premtonte shumë por e rrezikshme duke e dëbuar në korne. 

Në fillim të pjesës së dytë, (47’) Reali me fat, Davies nga pozita si anash goditi fuqishëm por për disa centimetra topi dëbohet mbi portë.

Në minutën e 53-të, Harry Kane brenda 16-shit, goditi bukur por portieri Lunin edhe më bukur reagoi.

Në minutën e 55-të, Vinicius për mrekulli asistoi por Rodrygo nga afërsia dështoi.

Rodrygo (59’) nga gjuajtja e lirë rreth 26-27 metra,  goditi në këndin e djathtë e Neuer me paradë e dëboi topin në korne.  

Në minutën e 60-të, Vinicius depërtoi për mrekulli në 16-sh dhe goditjen e tij Neuer me mund të madh e grushtoi në korne.

Në minutën e 66-të, Musiala kërcënon portën e Realit, portierit Lunin në nivelin e lartë, grushton topin në korne.

Në minutën e 68-të, Harry Kane asistoi të Davies, i cili brenda 16-shit nga rreth 14-15 metra, me goditje të furishme e në këndin e epëm të majtë, kaloi në epërsi Bayernin.

Në minutën e 76-të, Harry Kane në pozitë ideale, në vend që të shënoi ai gjuan jashtë shtyllës së djathtë.

VInicius në minutën e 82-të pati mundësi të mirë por gjuajti mbi portën e Bayernit. 

Në minutën e 88-të, portieri Neuer gaboi e nuk kapi topin dhe gabimin e tij nuk e fali Joselu duke barazuar rezultatin 1:1.

Në minutën e 90+1, Joselu nga afërsia shënoi për 2:1.

Reali në finalen e madhe e Bayern në shtëpi.

Reali ballëart

(E plotësuar) -  Reali - Bayern 2:1.

88' Portieri Neuer gaboi e nuk kapi topin dhe gabimin e tij nuk e fali Joselu duke barazuar rezultatin 1:1.

88' Reali në presion.

82' Vinicius nuk shënon nga pozita ideale.

80’ Reali në presion të madh, Bayern afër qëllimit.

Real - Bayern 2:1

Stadiumi "Santiago Bernabeu" në Madrid.
Shikues: 80.000.

Gjyqtar: S. Marciniak (Polonia).

Shënues; Joselu (88' e 90+1)) - Davies (68').

Real Madrid: Lunin; Carvajal, Nacho, Rudiger, Mendy; Kroos (Modriç 69'), Tchouaméni (Camavinga 70'), Valverde (Joselu 81'), Bellingham; Vinicius dhe Rodrygo (Diaz 81').

Bayern Munich: Neuer; Kimmich, de Ligt, Dier, Mazraoui; Pavlović, Laimer; Sane (Kim Min Jae 76'), Musiala Muller 85'), Gnabry (Davies 27'); Kane (Choupo-Moting 85').

76’ Harry Kane në pozitë ideale, në vend që të shënoi ai gjuan jashtë shtyllës së djathtë.

75' Lojë e madhe.

68' Harry Kane asistoi të Davies, i cili brenda 16-shit nga rreth 14-15 metra, me goditje të furishme e në këndin e epëm të majtë, kaloi në epërsi Bayernin.

68’ Ndeshje e luftuar. 

66’ Musiala kërcënon portën e Realit, portierit Lunin në nivelin e lartë, grushton topin në korne.60’ Vinicius depërtoi për mrekulli në 16-sh dhe goditjen e tij Neuer me mund të madh  e grushtoi në korne.

59’ Rodrygo nga gjuajtja e lirë rreth 26-27 metra,  goditi në këndin e djathtë e Neuer me paradë e dëboi topin në korne.  

55’ Vinicius për mrekulli asistoi por Rodrygo nga afërsia dështoi.

53’ Harry Kane brenda 16-sgto, goditi bukur por portieri Lunin edhe më bukur reagoi.52’ Kokëçarje për Realin, një Bayern i frikshëm. 

50' Edhe më tej 0:0.

47’ Reali me fat, Davies nga pozita si anash goditi fuqishëm por për disa centimetra topi dëbohet mbi portë.

Ka përfunduar pjesa e parë.

43’ Lojë e madhe por ende pa gola në Madrid, mbi 80 mijë shikues në stadium.40’ Mbrojtja e dy skuadrave në nivelin e lartë por edhe portierët janë kryefjala e ndeshjes deri në këto çaste. 

39' Portieri Neuer shpëton portën duke e ndalur një goditje që nuk premtonte shumë por e rrezikshme duke e dëbuar në korne. 

36’ Lojë me ritëm por deri me tani pa gola.34’ Vinicius në minutën e 13-të goditi shtyllën e Bayerni e Harry Kane në atë të 28-të, gati sa shënoj nga distanca.

30’ Bayerni po duket më kërcënues.

28’ Harry Kane me shokë po orvatet që të gjejë korridorin për të shënuar në portën e Real Madridit. Kane nga rreth 17 metra goditi furishëm dhe portieri Lunin me mund të madh e dëboi në korrne. 

27’ Posedimi i topit në përqindje, 57:43.25’ Bayerni në presion të Realit, por edhe skuadra gjermane herë pas here po duket e rrezikshme.

21’ Reali po tregohet gjithnjë e më i frikshëm.

18’ Iniciativa është e Real Madridit.

15' Lojë e fortë.

13’ Fat i madh për Bayernin, e pabesueshme çfarë humbi Real Madridi. Vinicius nga afërsia goditi bukur por shtylla e djathtë ia mohoi golin, më pas Rodrygo nuk u tregua i zgjuar dhe rasti shkoi në pakthim.10’ Lojë e hapur dhe që kjo paralajmëron se do të ketë gola.

8’ Bayerni në mundësi të mirë, por pasimi i Gnabryt shkoi huq.

6’ Përballja e parë ka përfunduar me rezultat 2:2. Reali ka përparësinë e fushës.4' A do të jetë i frikshëm Bayerni? 

2' Atmosferë e bukur sportive.

1' Fillon ndeshja.

Gjithçka gati.

Reali apo Bayerni në finale.

Një biletë në finale e Champions-it që vlen miliona euro

Reali i Madridit dhe Bajerni i Mynihut nuk po luajnë vetëm për një vend në finalen e madhe në Londër më 1 qershor.

Ata kanë gjithashtu në tryezë një çmim të majmë financiar që UEFA ia shpërndan çdo ekipi finalist.

Kualifikimi në finalen e madhe do të sillte gjithashtu një dorë të mirë milionash për dy finalistët. Si Reali dhe Bajerni, shtuar këtu dhe PSG-në e Dortmundin kanë siguruar tashmë 12.5 milionë euro vetëm duke arritur në gjysmëfinale dhe tani mund të arrijnë një shtesë prej 15.5 milionë euro duke arritur në finalen e madhe.

Pikërisht dy skuadrat që përballen me njëra-tjetrën sonte në mbrëmje, Reali i Madridit dhe Bajerni i Mynihut janë dy klubet që kanë fituar më shumë në këtë Champions League. “Los blancos” kanë arkëtuar 103 milionë euro dhe Bajerni është afër 100 milionë euro.

Gjithçka gati për derbin e madh

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Real Madridit dhe Bayern Munichut.

Ky duel është i vlefshëm për fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Dueli i parë në Gjermani u mbyll pa fitues, kurse gjithçka do të vendoset sonte në “Santiago Bernabeu”.

Të gjitha biletat janë shitur dhe pritet të jetë atmosferë spektakolare në Madrid.

Real Madrid apo Bayern Munih?

Mbrëmja e së mërkurës do të presë një supersfidë, athy ku Real Madrid dhe Bayern Munich do të ndeshen së bashku në aktin e dytë të gjysmëfinales së Champions League.

Sfida e parë përfundoi 2-2 në Gjermani, dhe në mbrëmje, në orën 21:00, do të mësohet finalisti i dytë, ai që do të ndeshet ndaj Dortmund.

Sigurisht që spanjollët kanë një favor të madh sot, kjo pasi do të luajnë në stadiumin e tyre ikonik, “Santiago Bernabeu”. Megjithatë, përballë do të kenë bavarezët e Bayern Munich, edhe pse në formën e tyre më të mirë, në të tilla sfida ata nuk tolerojnë aspak.

“Bernabeu” premton një spektakël dhe emocione të mëdha, ku në fërshëllimën e fundit, do të mësohet edhe kundërshtari i Borussia Dortmund në finalen e këtij eventi magjik.

Formacionet zyrtare:

Real Madrid: Lunin; Carvajal, Nacho, Rudiger, Mendy; Kroos, Tchouaméni, Valverde, Bellingham; Vinicius dhe Rodrygo.

Bayern Munich: Neuer; Kimmich, de Ligt, Dier, Mazraoui; Pavlović, Laimer; Sané, Musiala, Gnabry; Kane.

Real Madrid - Bayern, formacionet

Sot në orën 21:00 luhet ndeshja e kthimit e raundit gjysmëfinal të Ligës së Kampioneve, midis Real Madrid dhe Bajern Mynih.

Deri më tani e kemi mësuar se kush do të jetë finalisti i parë, ndërsa sonte do të mësohet edhe i dyti, nëse do të jetë Real Madridi, ekipi më me shumë trofe në historinë e Champions, apo Bajerni, dhe të mund të shikojmë një finale totalisht gjermane në “Uemblei”.

Karlo Ançeloti e ka ekipin të kompletuar në përballjen e sotme dhe ka futur 11 lojtarët më të mirë në dispozicion në fushë. Për sa i përket Tomas Tuhel, vërehet një zgjedhje e çuditshme në rreshtimin e tij, ku mund të shohim që në vend të Goreckas ka vendosur ta startojë sfidën me mesfushorin Pavloviç.

Formacionet zyrtare:

Real Madrid: Lunin; Carvajal, Nacho, Rudiger, Mendy; Kroos, Tchouaméni, Valverde, Bellingham; Vinicius dhe Rodrygo.

Bayern Munich: Neuer; Kimmich, de Ligt, Dier, Mazraoui; Pavlović, Laimer; Sané, Musiala, Gnabry; Kane.

Drithërima në Madrid, Reali apo Bayerni në finale?

Të gjithë me vesh e sy janë nga stadiumi “Santiago Bernabeu” në Madrid!

Real Madrid apo Bayern Munih do të janë në finalen e madhe të Champioons League, ku i pret Dortmundi.

Ballafaqimi i parë Bayern – Real ka përfunduar baras (2:2):

Real - Bayern

Real Madrid: Lunin; Carvajal, Nacho, Rudiger, Mendy; Kroos, Tchouaméni, Valverde, Bellingham; Vinicius dhe Rodrygo.

Bayern Munich: Neuer; Kimmich, de Ligt, Dier, Mazraoui; Pavlović, Laimer; Sané, Musiala, Gnabry; Kane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat