Interi në kërkim të sulmuesit tjetër

Futboll

Interi në kërkim të sulmuesit tjetër

Më: 8 maj 2024 Në ora: 21:19
Albert Gudmunson

A mjafton vetëm Mehdi Taremi për të qenë kompetitiv në Champions League?

Kjo është pyetja që po bëjnë drejtuesit e Interit dhe trajneri Simone Inzagi gjatë këtyre ditëve pas festës për titullin kampion.

Përgjigja është jo.

Për këtë arsye, në takimin e radhës që do të jetë mes palëve trajneri do të këmbëngulë për një tjetër sulmues. Sepse Arnautoviç më shumë nuk është sesa është në fushën e lojës dhe imagjinoni një vit më i madh.

Sezoni i ardhshëm do të jetë shumë i ngarkuar dhe për këtë arsye duhen shumë forca për ta përballuar.

Kështu që Albert Gudmunson është ëndrra e madhe që kanë drejtuesit e Interit dhe trajneri Inzagi.

Ky i fundit do të bëjë gjithçka që ta transferojë lojtarin dhe ta ketë nën urdhrat e tij për vitin tjetër. Gudmunson është një lojtar që e njeh mirë kampionatin italian, ka luajtur në skemën 3-5-2 dhe do të përshtatej menjëherë në kampin e zikaltërve. Në ditët në vijim priten më shumë zhvillime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat