E lavdëron Joselun

Futboll

E lavdëron Joselun

Më: 9 maj 2024 Në ora: 12:40
Carlo Ancelotti

Duke folur në konferencë për shtyp pas fitores ndaj Bayern Munich në gjysmëfinalen e Champions League, Carlo Ancelotti analizoi avancimin e Real Madrid në finale.

“Ajo që ka ndodhur shumë herë në të kaluarën, ka ndodhur përsëri.

Është e pashpjegueshme, tifozët shtyjnë, atmosfera është fantastike dhe lojtarët nuk dorëzohen asnjëherë.

Tifozët dhe lojtarët, të cilët patën një sezon që as unë nuk e kisha menduar se do të arrinim në finale, por gjithsesi ne kemi festën e La Liga për të përfunduar me tifozët.

Joselu? Ai është reflektimi i vërtetë i këtij ekipi. Ai ka kontribuar shumë këtë sezon dhe nuk ka pasur shumë minuta. Joselu është një shembull se çfarë është ky ekip, lojtarë që knë kontribuar pa humbur shpresat.

Florentino Perez? Këtu ka një kapiten i cili është pikërisht ai, dhe të gjithë ne jemi marinarët. Ai është kapiten, ai është fantastik. Perez krijoi këtë brez lojtarësh që kanë arritur shumë objektiva dhe ne shpresojmë se mund të fitojmë një tjetër Champions League”, ka thënë ndër të tjera Ancelotti..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat