Zidane nuk përmbahet

Futboll

Zidane nuk përmbahet

Më: 9 maj 2024 Në ora: 17:51
Zidane

Zinedine Zidane ishte gjithashtu aty në Santiago Bernabeu, ku Real Madrid mundi Bayern Munich 2-1 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League për t’u kualifikuar në finalen e Wembley kundër Borussia Dortmund.

Ish-trajneri i madrilenëve e ka ndjekur ndeshjen nga një box, me maturi të madhe, por nuk ka mundur të rezistojë në momentin e golit të dytë të Joselu.

Një dorë tundur si për të thënë: “Çmenduri, e mahnitshme”.

Një mënyrë për të shprehur mosbesimin që ai e kishte shprehur tashmë në të paktën dy rrethana të tjera duke u bërë viral: së pari kur në vitin 2018 Cristiano Ronaldo shënoi me një roveshiatë në Allianz Stadium kundër Juventusit, në çerekfinale, pastaj kur Bale goditi në shenjë në finale. Pamjet e publikuara nga AS janë virale.

Zidane ka qenë vazhdimisht i lidhur me Bayern Munich muajt e fundit. Por francezi duket se i ka të qarta idetë dhe në fakt ka përsëritur ditët e fundit se nuk do të marrë vendin e Tuchel:

“Unë nuk do të stërvit bavarezët, do të shkoj vetëm në Bernabeu për të parë ndeshjen”, tha ai në një intervistë për Sky Sport DE, para ndeshjes së kthimit të gjysmëfinaleve të Champions League.

Në pritje për të përcaktuar të ardhmen e tij, pas gati tre vitesh larg nga fusha, ai shijoi një mbrëmje të mrekullueshme futbolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat