Zbulohet e ardhmja e Marco Reus

Futboll

Zbulohet e ardhmja e Marco Reus

Më: 9 maj 2024 Në ora: 19:23
Reus

Marco Reus është në ditët e fundit të aventurës 12-vjeçare me Borussian e tij të dashur. Legjendë, krenari në “Signal Iduna Park”, futbollist të cilit natyra i dhuroi plot talent e klas, por aspak fat me dëmtimet.

Marco ëndërron dhe beson të largohet si kampion Europe nga verdhezinjtë. Dhe është një hap larg, pasi fati kthehet dhe nuk mund të jetë gjithmonë mizor ndaj tij.

Për ta bërë ndarjen me qytetin, skuadrën, shokët dhe tifozët më pak të dhimbshme. Dhe me një fund të lumtur, si në ëndrra.

E më pas për të vijuar pasionin e jetës diku larg, në një realitet të ri dhe perfekt për t’i shijuar qetësisht vitet e fundit si futbollist.

Dortmundi i tij fitoi të dyja gjysmëfinalet e Championsit përballë PSG-së. Madje duke mos pësuar asnjë gol! Dhe në finalen e Wembleyt (1 qershor) do të sfidojë Realin e Madridit.

Samir Nasry, ish-lojtar i skuadrave si Arsenali, Manchester City apo Marseille ka zbuluar të ardhmen e Reus.

“Kam biseduar me Marcon. Ai më tha se e donte shumë futbollin dhe ishte herët për t’u tërhequr.

Më tregoi se sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e MLS-së amerikane”, u shpreh ish-mesfushori i avancuar francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat