Kosova e Dusseldorfit - rekord golash 

Futboll

Kosova e Dusseldorfit - rekord golash 

Nga: K.G. Më: 9 maj 2024 Në ora: 22:03
Pamje nga festimi i fitores ndaj TSV Eller

Skuadra e Kosovës së Dusseldorfit po përgatitet për festën e madhe për faktin se edhe pak javë e ndajnë nga hyrja në Landesliga.

Kosova është në krye me 80 pikë e ka pesë më shumë se pozita e dytë, TSV Eller.

Presidenti i klubit, Bujar Neziri, me stafin e tij, me punë të pashoq, me kushte që kanë krijuar, ndërtuan një ekip për lakmi.   

Kosova ka shënuar rekord golash për 31 ndeshje, gjithsej 98. 

“Klubi ynë mban vendin e parë në tabelë me 80 pikë, 5 më shume se përndjeksi më i afërt TSV Eller 04 ku edhe ishim si mysafir të tyre në ndeshjen e fundit.

98 gola të shënuar dhe vetëm 27 të pësuar - vazhdojmë të mbajmë mbrojtjen me të fortë në ligë.

Nga 31 ndeshje të zhvilluara klubi ynë ka marrë 3 pikë nga 25 sosh dhe është ndalur me barazim ne 5 ndeshje ndërsa ka humbur vetëm 1 

Faleminderit të gjithë atyre që ishin dhe janë afër klubit tonë”, njofton FC Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat