Po kjo është çmenduri e Granit Xhakës dhe Bayer Leverkusenit

Futboll

Po kjo është çmenduri e Granit Xhakës dhe Bayer Leverkusenit

Nga: K.Goca Më: 9 maj 2024 Në ora: 23:04
Pamje nga ndeshja

Bayer Leverkuseni është në finalen e madhe të Europa League.

Leverkuseni përkundër barazimit sonte si vendas me rezultat 2:2 ndaj Romës, është kualifikuar duke iu falënderuar fitores në “Olimpico” me 2:0.

Bajer Leverkuseni në fund e shmangë humbjen, 49 ndeshje pa pësuar disfatë në Gjermani e në Evropë.

Përballja mes Bayer Leverkusenit dhe Romës, u karakterizuar me lojë të nivelit të lartë. 

Skuadra gjermane ka dominuar ballafaqimin dhe pati një mori raste të pashfrytëzuara.

Në minutën e 43-të, Paredes shënoi nga penalltia për epërsinë e Romës. 

Po i njëjti futbollisti shënoi nga penalltia në minutën e 66-të, për 0:2.

Në minutën e 82-të, pas harkimit nga korneri, Roma e pafat pasi që Mancini i bie topi në këmbë dhe futet në rrjetë, 1:2. 

Në minutën e 90+7, Stanishiq ka barazuar rezultatin 2:2 falë asistimit të Granit Xhakës.

Portieri i Romës, Svilar, ka qenë më i merituari që Roma nuk ka pësuar më shumë gola.

Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, djali nga Kosova, ka dëshmuar angazhim të pashoq.   

Atalanta ndeshet me Bayer Leverkusenin në finalen e madhe që luhet me 22 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat