Bayer Leverkusen thyen rekordin e Benficës, 49 ndeshje pa humbje

Futboll

Bayer Leverkusen thyen rekordin e Benficës, 49 ndeshje pa humbje

Më: 10 maj 2024 Në ora: 08:41
Bayer Leverkusen

Bayer Leverkusen vendosi rekordin më të gjatë të pamposhtur në histori.

Kjo pasi barazoi 2-2 ndaj Romës që rezultoi në një fitore të përgjithshme 4-2.

Nga 49 ndeshjet e tyre të pamposhtura në të gjitha garat ku luan, Leverkusen kishte fituar 40 prej tyre.

Ata tejkaluan serinë e pamposhtur prej 48 ndeshjesh që mbahej deri më tani nga Benfica që udhëhiqej në atë kohë nga trajneri portugez Eusebio, një rekord i vendosur në periudhën midis dhjetorit 1963 dhe shkurtit 1965.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat