Fagu: Tirana do fitoren nesër

Futboll

Fagu: Tirana do fitoren nesër

Më: 10 maj 2024 Në ora: 11:37
Erbim Fagu

Tirana do të sfidojë në transfertë Egnatian ku do të kërkojë me patjetër 3 pikët.

Në prag të këtij dueli, trajneri i bardhebluve, Erbim Fagu ka dalë në konferencën e zakonshme për mediat.

“Tani kemi pak më pak shpresa, pasi nuk është çdo gjë në dorën tonë, por ne do të bëjmë maksimumin për të marrë 3 pikët në ndeshjen tonë. Jemi munduar të krijojmë volum loje, por presioni dhe trysnia ka qenë shumë i madh dhe kjo ka qenë arsyeja pse nuk kemi qenë konkretë para portës.

Ne kemi lojtarë me eksperiencë, por kur një sezon ska shkuar si duhet, çdo kush futet në presion.

Ne presim që të jetë një ndeshje e luftuar dhe shpresojmë të luhet një ndeshje e drejtë, pasi nuk jemi vetëm ne në garë por edhe Teuta me Dinamon. Në kampionat ska pasur aleanca të gjithë kanë luajtur për objektivat e veta, gjithsecila e skuadrave të japë maksimumin. Nuk kemi mungesa, jemi të plotë por do ta shohim edhe sot para stërvitjes.

Kemi pasur ndeshje që mund ti zgjidhnim më mirë, me Skënderbeun, Laçin dhe në derbi, duhet të ishim më të saktë dhe të pjekur në ato ndeshje, shpresojmë që nesër të marrim 3 pikët. Logjikisht Egnatia është e fokusuar në Kupë por nuk mendoj se do të hyjnë në fushë për të na toleruar, e presim agresive, ka treguar gjatë kampionatit këtë.

Situatat gjatë kampionatit janë të ndryshme, nesër është ndeshja e fundit. Nuk kam folur, presim të mbarojë kjo ndeshje, më pas do të ulemi dhe do të bisedojmë për të ardhmen”, deklaroi Fagu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat