Bardhezinjtë presin deri në 100 milionë euro arkëtime

Futboll

Bardhezinjtë presin deri në 100 milionë euro arkëtime

Më: 10 maj 2024 Në ora: 11:39
Foto ilustrim

Merkato e ardhshme pritet ta gjejë Juventusin shumë aktiv, sidomos edhe prej faktit se me shumë mundësi bardhezinjtë do të jenë me një trajner të ri sezonin e ardhshëm. Qoftë ky Conte apo Thiago Motta, secili prej tyre do të kërkojë lojtarë që përshtaten me idetë e tyre për ta rikthyer skuadrën sërish konkurruese.

Prej disa sezonesh, Juventus ka hasur në vështirësi ekonomike, megjithatë për merkaton e radhës, burimi i financave do të jenë të rinjtë e promovuar në vitet e fundit.

Kështu, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” presin deri në 100 milionë euro arkëtime nga emra si Soule i kërkuar nga Crystal Palace, Leipzig dhe Newcastle, Huijsen që është në fokusin e Borussia Dortmund, si dhe Barrenechea e Kaio Jorge që mund të përfshihen në operacione të ndryshme me Genoan apo Sportingun e Lisbonës.

Pa lënë pas edhe Iling Junior, lojtar që Juventus shpreson ta shesë në verë pasi i skadon kontrata në vitin 2025. Plani dhe llogaritë janë të qarta, tashmë mbetet për t’u parë se sa do të mund të zbatohet..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat