Klubet më të vlevshme në botë

Futboll

Klubet më të vlevshme në botë

Më: 10 maj 2024 Në ora: 11:44
Manchester Utd

Ueb faqja e analizave sportive të biznesit, “Sportico”, ka lëshuar një listë të 50 klubet më të vlefshme të futbollit.

Për ta krijuar këtë listë, “Sportico” ka marr shumë faktorë duke përfshirë: shitjet historike, tregun (madhësia, interesimi për shitje), fuqia e markës, performanca në terren (historike dhe e fundit), kushtet e qirasë së objektit, borxhet dhe detyrimet shtesë, si dhe ekonomitë e pritura të ekipit dhe ligës në të ardhmen.

Man. Juanjted mbetet klubi më i vlefshëm me një vlerë prej mbi 6.2 miliardë dollarë, i pasuar nga Real Madridi që vlen 6.06 miliardë dollar. Befasia e madhe është se 20 klube në listën e Sportico-s vinë nga Liga e Futbollit në SHBA, ose MLS. Por klubi më i renditur është Los Angeles FC në vendin e 15-të. Atlanta United, Inter Miami, LA Galaxy dhe New York City FC, gjithashtu, janë në Top 20.

Pas 20 skuadrave nga MLS, liga tjetër më e përfaqësuar është, Premier Liga me nëntë klube: Manchester United (1), Liverpool (4), Manchester City (6), Arsenal (8), Tottenham Hotspur (9), Chelsea (10), West Ham United (27), Newcastle United (32) dhe Aston Villa (44).

Seria A e Italisë ka gjashtë klube të përfshira – Juventus (11), Milan (14), Inter (16), Roma (24), Napoli (33) dhe Atalanta (45) – megjithëse asnjëri prej tyre nuk është në “Top 10”.

Gjermania ka katër – Bayern Munich (5), Borussia Dortmund (12), RB Leipzig (43) dhe Eintracht Frankfurt (46). Por Bayer Leverkuzen – i cili tashmë ka fituar titullin e Bundesligës dhe është pesë ndeshje larg tre trofeve dhe një sezoni si të pamposhtur, nuk hyn në “Top 50”.

Spanja ka tre klube: Real Madrid (2), Barcelona (3), Atletico Madrid (13),

Franca ka dy me Paris Sen Zhermenin (7) dhe Olimpik Lionin (23), dhe përveç Ajaksit të Holandës (26) dhe Benfika-s nga Portugalia (35), asnjë ligë tjetër evropiane nuk përfaqësohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat