Flamurtari rikuperon 5 lojtarë

Futboll

Flamurtari rikuperon 5 lojtarë

Më: 10 maj 2024 Në ora: 12:04
Flamurtari

Nuk ka pushim për Flamurtarin. Të dielën, në orën 15:00, kuqezinjtë do të luajnë në fushën e tyre finalen e parë të “play off”-it me Korabin.

Pas ndeshjes me Besën, që ishte thjeshtë për statistikë dhe për t’u dhënë minuta të rinjve dhe lojtarëve të stolit, të dielën duhet të tregohen “dhëmbët” për objektivin madhor, ngjitjen në Superiore. Duket se vlonjatët po “shërohen” nga dëmtimet e shumta, por mbetet për t’u parë sesa gati do të jetë skuadra.

Trajneri Eqerem Memushi në javën e fundit ka marrë sinjale pozitive nga pesë lojtarë.

Mbrojtësi Fjoralb Deliaj, që pati probleme me kaviljen është rikuperuar dhe po stërvitet me ekipin, madje mori minuta ndaj Besës.

Mesfushori Lancinet Sidibe, që pësoi një tërheqje, është gati. Problemin e ka lënë pas edhe Gersi Diamanti. Erion Vucaj që mungoi disa javë pas dëmtimit të ligamentit të brendshëm dha shenja pozitive me Besën. Fabio Hasa pati probleme me ligamentin dhe tani është në dispozicion të trajnerit Memushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat