Davide këmbënguli që babai i tij t’a aktivizonte

Futboll

Davide këmbënguli që babai i tij t’a aktivizonte

Më: 10 maj 2024 Në ora: 12:07
Ancelotti e Joselu

Alfonso Devis ia vështirësoi shumë ndeshjen Realit të Madridit.

Madje jo vetëm ndeshjen, por dhe fatin e finales. Ishte minuta e 68- të kur madrilenët e panë veten në disavantazh pas më shumë sesa një ore dominimi, pa gol.

Por pikërisht në momentin më delikat të Realit të Madridit lindi një ide që rezultoi e përsosur për kualifikimin e “Los blancos”, përfshirja e një numri nëntë në fushë. Dhe ai nuk ishte kush tjetër veç Hoselut. Ideja për aktivizimin e Hoselut në fakt nuk ishte e Karlo Ançelotit, por e djalit të tij, Davide. Kjo vështirë se do të mësohej, por të mos kishte qenë televizionin “Movister+” që ka zbuluar vendimin e Davides për të shtyrë babain e tij, Karlo Ançelotin që t’i jepte një shans 34-vjeçarit.

Ançeloti (Karlo) kthehet në zonën teknike me një fytyrë të zhgënjyer, përpara bankinës dhe atje është djali i tij që shfaqet në skenë për të bërtitur: “Joselu, dai” (Hajde Hoselu, bëhu gati, jepi). Menjëherë më pas, Karleto njofton Hoselun të bëhet gati për të zbritur në fushë.

Një vendim për historinë.

Tandemi Ançeloti (Karlo-Davide, ose baba-bir) funksionon si një sharm. Ideja është që Karlo është ai që duhet të mbizotërojë dhe të vendosë, por realiteti është se ndikimi i Davides është çdo ditë më i madh, çdo ditë më i rëndësishëm dhe çdo ditë më i jashtëzakonshëm në lojën e Realit të Madridit.

Kjo nuk është hera e parë që Davide merr vendime, ose i imponon Karletos vendime që në fund i japin të drejtë dhe çojnë Realin drejt suksesit. Babai e dëgjon shumë djalin dhe anasjelltas. Nuk është hera e parë që trajneri i dytë i bardhezinjve bën një ndryshim, pasi dy sezone më parë, në përmbysjet e shumta ndaj PSGsë, Çelsit dhe Mançester Sitit ai bëri edhe magji. Tani mbetet për t’u parë se cila do të jetë lëvizja e radhës e Davides.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat