​A do të luajë Tchouameni në finale të Ligës së Kampionëve? Kjo është përgjigja e Ancelottit

Futboll

​A do të luajë Tchouameni në finale të Ligës së Kampionëve? Kjo është përgjigja e Ancelottit

Më: 10 maj 2024 Në ora: 12:49
Aurelien Tchouameni

Mesfushori i Real Madridit, Aurelien Tchouameni është në dyshime të mëdha për të luajtur në finalen e Ligës së Kampionëve në fillim të muajit të ardhshëm, për shkak të një lëndimi që ai e pësoi kundër Bayern Munichut.

Tchouameni u largua nga loja në minutën e 70’ në fitoren 2:1 të skuadrës së tij kundër Bayernit në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Tani, i pyetur nëse Tchouameni do të luajë në finale, Ancelotti tha:

“Ne ende nuk e dimë nëse Tchouameni do të luajë në finale të Ligës së Kampionëve. Rudiger dhe Nacho do të bëjnë rotacione këto ndeshje, Eder Militao do të luajë për të marrë minuta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat