Gentian Selmani: 9 muaj vuajtje

Futboll

Gentian Selmani: 9 muaj vuajtje

Më: 10 maj 2024 Në ora: 12:52
Gentian Selmani

Gentian Selmani më në fund është rikthyer në fushën e blertë.

Portieri i Tiranës ka mudnur të hedhë prapa-krahëve dëmtimin dhe të jetë sërish protagonist në fushën e lojës.

26-vjeçari luajti ndja Vllazninë në “Air Albaniaa” ndeshjen e parë pas dëmtimit. Sfidë kjo që përfundoi 0-0 dhe krutani ia doli më së miri të mbaj të “kyçur” portën bardheblu.

Plot 9 muaj larg fushës së lojës, me Selmanin që u dëmtua në sfidën që Tirana zhviloi me Besiktas në “Air Albania” më 3 gusht të vitit të kaluar. 5 ditë më pas do të operohej, për të nisur më pas edhe fazën e rikuperimit. Për rikthimin e tij në fushën e blertë ka reaguar vetë portieri, i cili ka theksuar se ishin muajt plot vuajtje.

“Pas 9 muajsh vuajtje, Elhamdulillah rikthehem përsëri në fushë”, ka shkruar Selmani, teksa ka bashkëngjitur edhe disa foto nga dëmtimi, operacioni dhe rikthimi në fushë në duelin kundër Vllaznisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat