​Duka uron Gjimshitin: Uroj të mbyllet me trofe për ju!

Futboll

​Duka uron Gjimshitin: Uroj të mbyllet me trofe për ju!

Më: 10 maj 2024 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

Skuadra e Berat Gjimshitit, Atalanta e siguroi mbrëmë biletën drejt finales së Ligës së Evropës, ku atje do të përballet me Bayer Leverkusenin e Granit Xhakës.

Atalanta e eliminoi në gjysmëfinale Marseillen, ku në ndeshjen që u zhvillua në Francë skuadrat barazuan 1:1, ndërsa në ndeshjen e mbrëmshme Gjimshiti me shokë shënuan fitore bindëse 3:0 për ta siguruar finalen, raporton KosovaPress.

Atalanta kishte një rrugëtim jo të lehtë deri në finale, duke mposhtur skuadrat si Sporting Lisbona, Liverpool e mbrëmë Marseille.

Tani, për këtë sukses të Gjimshitit me skuadrën e tij ka reaguar presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka.

“Berat Gjimshiti, urime për kualifikimin historik me Atalantën në finale të UEFA Europa League! Një sezon fantastik, që uroj të mbyllet me trofe për ju! Urime!”, shkroi Duka në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat